Nesër nuk ka mësim ne RM

Ashtu siç ka njoftuar Ministria e Arsimit dhe Shkencës , nesër (e hënë, 2 prill) të gjitha institucionet arsimore do të jenë në grevë njëditore, pra nuk do të mbahet mësim në shkollat fillore të mesme dhe universitet në Republiken e Maqedonisë, duke përjashtuar çerdhet.

Sipas komunikatës së Ministrisë, greva do të jetë gjithëditore dhe do të fillojë në ora 9 dhe do të vazhdojë deri në orën 12 të ditës së hënë, 2 prill 2018.

“Punëtorët arsimor të të dy ndërrimeve do të jenë bashkë në institucionet arsimore gjatë kohës së grevës dhe në mbyllje të saj do të shënohen në listat e pjesëmarrësve në grevë”.